Ndahet nga jeta themeluesi i markës së famshme të kozmetikës, mister shkaku i i vdekjes
Themeluesi i markës së kozmetikës Deciem ka vdekur, tha kompania në një deklaratë të hënën.
Brandon Truaxe u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare. Ai krijoi kompaninë e famshme të kujdesit për lëkurën The Ordinary.
Ai njihej për risitë e tij në industrinë e bukurisë.
Vdekja e tij erdhi pak kohë pasi Brandon hoqi dorë nga roli i tij në kompani, pas disa muajsh sjellje të çrregullt në internet.
Deciem u themelua në Toronto, Kanada në 2013 dhe që atëherë është zgjeruar në të gjithë globin.
"Nuk mund ta imagjinojmë dot botën pa ty. Të premtojmë se do kujdesemi për njëri-tjetrin dhe do punojmë shumë për të vazhduar misionin tuaj,"-shkruajti kompania.
Truaxe u tërhoq nga kompania në tetor.
Ai mori përsipër llogaritë e mediave sociale të kompanisë në fillimin të vitit të kaluar dhe filloi të postoi mesazhe personale, nganjëherë shqetësuese dhe të çuditshme. Kjo bëri që përdoruesit e markës të shqetësoheshin në lidhje me shëndetin e tij.
Gjithashtu përdori platformën sociale për të ndarë publikisht lidhjet me bashkëpunëtorët dhe mbylli përkohësisht dyqanet e kompanisë.
Investitori Estee Lauder, i cili kishte blerë disa aksione në vitin 2017 në kompani, më në fund kërkoi heqjen e Truaxe nga roli i tij në Deciem.
Në një deklaratë, kompania Estee Lauder e quajti Truaxe "një gjeni të vërtetë" dhe e konsideroi vdekjen e tij "një humbje të thellë".
"Si vizionar pas Deciem, ai ndikoi pozitivisht tek miliona njerëz në mbarë botën me kreativitetin dhe inovacionin e tij,"-thuhet në deklaratë.
