Nazarko: Shqipëria do të shpëtojë nga oligarkët. Ish-ministri Malaj: Nga kjo krizë do të dalim me shumë borxhe

Nazarko: Shqipëria do të shpëtojë nga oligarkët.

Për analistin shpëtim Nazarko, pandemia e ka nj të mirë pasi Shqipëria do të shpëtojë nga oligarkët.

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, Nazarko tha se është i shqetësuar për ata që mbajnë njerëzit në punë, jo për oligarkët.

Nazarko: Si çdo e keqe e ka një të mirë, unë besoj se Shqipëria do të shpëtojë nga ata që ne i quajmë oligarkët, të cilët kanë zhvilluar vetëm sektorë tregti, por asnjëherë nuk i janë përveshur ekonomisë reale, por kanë shfrytëzuar paratë e njerëzve tanë që janë rropatur. Unë jam i shqetësuar për ata mbajnë shumë njerëz në punë, por nuk do të më zinte meraku për ata që kanë shpikur me mijëra budallallëqe. Çdo e keqe e kanë një të mirë. 

Ndërsa ish-ministri Arben Malaj tha se pas kësaj pandemia do të dalim me më shumë borxhe si vend.  

Malaj: Unë nuk besoj se vendi ynë do të shkojë në atë skenar, dhe për të mos shkuar  në atë skenar do të varet nga mënyrë se si ne do ta menaxhojmë. E dyta është mbështetja sociale dhe e treta biznesi. Shtetet falimentojnë kur nuk paguajnë dot detyrimet. nga kjo krizë është e vërtetë që do të dalim me më shumë borxhe dhe duhet të përgatitemi për këtë skenar. 

 

 

EMISIONET