Mungojnë fondet rehabilitimin e disa rrugëve, Qeveria nuk ndihmon

Mungojnë fondet rehabilitimin e disa rrugëve, Qeveria nuk ndihmon

Bashkia e Lezhës thotë se ka gati projektet e disa rrugëve të amortizuara kryesisht në fshatra që kërkojnë ndërhyrje, por ka munguar financimi nga ana e Qeverisë.

Sipas zyrtarëve të Bashkisë, projektet  për rehabilitimin e këtyre rrugëve tashmë janë dërguar pranë Qeverisë. Shqetësimi është ngritur nga Drejtori i Planifikimit Urban dhe Territorit në Bashkinë Lezhë, Sokol Toma sipas të cilit në dy vjet Bashkia Lezhë ka marrë vetem dy financime nga qeveria, me fonde të papërfillshme.

Sokol Toma: “Kemi marrë vetëm 2 investime përgjatë 2 viteve, që është e papërfillshme për problematikat që Bashkia e Lezhës për rrugët. Të ardhurat kanë qenë të pamjaftueshme për përballimin nga ana e Bashkisë e investimeve.”

Edhe pse nuk ka financa të mjaftueshme, Bashkia e Lezhës ka investuar në ndërtimin e tre rrugëve të fshatrave Barbulloj, Baqel dhe Gjadër.

Por, sipas zyrtarëve bashkiakë nevojat janë shuma të mëdha ndaj dhe mbështetja e qeverisë për finalizimin e projekteve që kapin vlera të mëdha monetare është e domosdoshme.

/Oranews.tv/

EMISIONET