MOS E HARRONI/ E shemben Teatrin Kombëtar. Natën me ruspa e kapuçë të zinj

MOS E HARRONI/ E shemben Teatrin Kombëtar. Natën me ruspa e

E shembën Teatrin Kombëtar. Natën. Në kohë pandemie. Zgjodhën  orë  4:30 e mëngjesit të së dielës, kur I gjithë qyteti dremit. Me ruspa e forca policie.  

Kapuçët e zinj u futën dhunshëm në hapësirat e Teatrit Kombëtar për të larguar qytetarët që kanë qëndruar 27 muaj në mbrojtje të këtij kompleksi ndërtimor pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe evropiane

“ Me armë zjarri automatike, me sprej piperi dhe me gaz lotsjellës policia ka ndërhyrë duke dhunuar e arrestuar shumë prej protestuesëve" shkruan Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Teatrit.

I vunë ruspën. 

Presidenti Ilir Meta deklaroi:  “Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.” 

EMISIONET