'Mos dhuroni lule dhe të brendshme vetëm për Shën Valentin" mesazhi i blogeres se njohur
Vetë nuk e feston Shën Valentinin por ka një mesazh për shoqërinë shqiptare në këtë ditë të dashurisë.
“Mos dhuroni lule e të brendshme seksi vetëm për Shën Valentin, dhuroni çdo ditë.”
Dhe në një shoqëri si ajo shqiptare ku gruaja shpesh trajtohet si pronë mesazhi për të përcjellë sa më shumë dashuri është shumë i rëndësishëm.
"Shën Valentini më duket një festë komerciale. Një festë ku ti harxhon para. Më pëlqen ideja të nxitemi e bashkëveprojmë por më duaj çdo ditë dhe jo vetëm për Shën Valentin. Sidomos për gruan shqiptare e cila sa vjen e dhunohet, dhe vrasja e saj është bërë trend. Ky është mesazhi që do jepja Mos i dhuroni lule dhe veshje të brendshme grave vetëm për Shën Valentin, bëjeni çdo ditë.”
Pyetjet më të sikletshme që bëjnë shqiptarët?
"Djemtë pyesin për virxhërinë e vajzave pse partneret nuk arrijnë kënaqësi. Ndërsa vajzat pyesin për performancë të dobët të partnerit dhe si ta nxisin që të ketë performancë të mirë. Por nuk duhet harruar, seksualiteti është shumë individual” thotë Zhaklina Lekatari e ftuar në “Ditë e Re”
Dhurata më e çuditshme?
“Kanë dalë ca jastëkë në formë penisi ku mund të vendosësh dhe foton e të dashurit. Por mos harxhoni shumë para, rëndësi ka mesazhi” thotë Lekatari.
Si ta festoni?
"Festoni si të doni, por mos harroni ti shprehni dashurinë vetes."
