Mjeku Kalo: Për momentin jemi “remi” me supertinzarin Covid-19, shumë shpejt do ta zëmë “shah-mat”

Mjeku Kalo: Për momentin jemi “remi” me supertinzarin Covid-19,

Shenjat pozitive që vijnë nga pacienti i parë me koronavirusi, i cili është në pragshërimi ka rritur optimizmin e mjekëve shqiptare. Mjeku Tritan Kalo në një status në Facebook, e krahason luftën me covid 19 si një ndeshje të gjatë shahu.

“FILLIMI I MBARË shënon edhe gjysmën e punës….Negativizimi dhe pragshërimi i plotë i të sëmurit të parë me Covid-19, shënon një sukses të merituar të ekipit të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive….suksese edhe të mëtutjeme të gjithë Mantelbardhëve, Infermierevë, Imazheristëve, Farmacistëve, Sanitarëve, Barelistëve, Koordinatoreve dhe Administratoreve të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”…..Jemi për momentin “remi” në ndeshjen e gjatë të shahut me supertinzarin Covid-19…PUNA, PROFESIONALIZMI dhe PËRKUSHTIMI i ekipit tone, jam mëse i sigurtë se në një kohë jo të largët, do ta “zërë shah-mat” këtë sëmundje mjaft të rrezikshme por jo të pamposhtëme…. Durimi, Guximi dhe Këmbëngulja e të gjithëve NE, por edhe e të gjithë kolegëve në QSUT si dhe në ngrehinat e tjera të Shëndetit Publik të paracaktuara për ndjekjen e të sëmurëve me Covid-19, do të na nxjerë PATJETËR faqebardhë në këtë betejë për triumfin e JETËS!!!”, shkruan mjeku Tritan Kalo.


EMISIONET