Kokainë e përzier me mish të ngrirë nga Brazili në Itali, do fitohej 12 mln euro
Autoritetet italiane kanë sekuestruar në portin Gioia Tauro në Reggio Calabria 61 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër.
Kokaina u gjet në një kontenier, që transportonte mish të ngrirë nga Brazili e fshehur në dy çanta të mëdha.
Sipas antidrogës italiane pas përpunimit e dorëzimit, kjo sasi droge do të sillte për organizatat kriminale një përfitim deri në 12 milionë euro.
Kontenier me drogë u identifikua falë analizës së riskut të autoriteteve financiare si dhe të skanerëve të sofistikuar në dispozicion të agjencisë doganore italiane.
Kontenieri me drogë po tranzitonte në portin kalabrez me destinacion final në juglindje të Azisë.
