Ministritë me borxh të madh, 53 milione euro detyrime të prapabetura në tre muaj

Ministritë me borxh të madh, 53 milione euro detyrime të

Institucionet publike kanë thelluar edhe më tej borxhin e tyre, për këtë kanë ndikuar disa faktorë mes të cilëve edhe largimet e paligjshme nga puna.

Sipas të dhënave zyrtare në tremujorin e parë të 2020 stoku i detyrimeve të prapambetura ka shkuar në 53 milionë euro nga të cilat 22% i përkasin vetëm këtij viti.

Ndërkohë që pjesa kryesore e këtyre detyrimeve lidhet pikërisht me pagesat e vendimeve gjyqësore për të larguarit padrejtësisht nga puna në administratën shtetërore.

Këto detyrime kapin vlerën e afro 32 milionë eurove ose mbi 60% të gjithë borxhit të krijuar.

Sa i përket institucioneve që kanë krijuar edhe borxhin më të madh, në krye të listës qëndron Ministria e Infrastrukturës me 1.7 miliardë lekë. Vetëm në tremujorin e parë kjo Ministri raporton që detyrimet e tremujorit kapin vlerën e 98.7 milionë lekëve.

Nga raporti rezulton se vetëm për vendime gjyqësore për largimet nga puna Ministria e Infrastrukturës duhet të paguajë 892 milionë lekë.

Edhe Minsitria e Mbrojtjes raporton një shifër të lartë të detyrimeve të akumuluara me rreth 1.28 miliardë të tilla, ku pjesa më e madhe i përket programit të Emergjencave Civile.

Një tjetër institucion me borxh të madh është edhe Minsitria e Brendshme e cila numëron 1.15 miliard lekë detyrime, ku pjesa më e madhe janë detyrime të gjendjes civile për shpërblimin e munguar të lindjeve.

EMISIONET