Ministri rus i Mbrojtjes viziton Beogradin, ministri serb Vulin: Formimi i ushtrisë së Kosovës, i papranueshëm
Ministri i Mbrojtjes ruse ka vizituar Serbinë ditën e djeshme. Ai ka takuar në Beograd homologun e tij Aleksandar Vulin, i cili mes tjerash citohet të ketë thënë se, “formimi i ushtrisë së Kosovës dhe armatosja e saj janë të papranueshme”.
Dy ministrat e Mbrojtjes janë fokusuar në bashkëpunimin e vendeve të tyre në fushën e mbrojtjes dhe forcimin e lidhjeve mes dy shteteve.
Po ashtu, ministri serbi Mbrojtjes, Vulin falënderoi Rusinë për ndihmën ushtarake që po i ofron.
Shoigu gjatë vizitës së tij në Serbi do të takojë edhe presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiç.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka nxjerrë një dokument në, të cilin është thënë se marrëdhëniet Serbi-Rusi janë forcuar që nga ardhja në pushtet e Vuçiqit në vitin 2012.
Flirtimi i Serbinë me Rusinë, si dhe me Kinën, nuk shihet me shumë sy të mirë nga Perëndimi.
