Minga: Nuk ka grusht shteti. Përpjekje për të kapur Gjykatën Kushtetuese nga Rama e Meta. Vasili: Mos ki frikë, pranoje që është puç
Debati për të ashtuquajturin grusht shteti nga presidenti Meta, ka shkaktuara debate në “360gradë” nga Artur Zheji në Tv Ora.
Petrit Vasili nga LSI është debatuar me gazetarin Denis Minga, duke i thënë që të mos ketë frikë ta pranojë se është puç, pasi ai tha se Meta dhe Rama po përpiqen të marrin gjykatën kushtetuese.
Denis Minga: këtu ka një përpjekje për të marrë gjykatën kushtetuese. Kjo është e gjitha. Ka dy individë, është Rama dhe Meta. Nëse sot do të kishim anëtarë të gjykatës kushtetuese edhe Besnik Muçin edhe Marsida Xhaferllarin, dhe znj. Vitore Tusha. Këto 3 anëtarë ishin projektuar nga presidenti dhe më të drejtë.
Vasili: Pse i solli presidenti, apo i zgjodhi KED, mos flisni budallallëqe. Ama KED-ja e Edi Ramës i shërbenka Ilir Metës. Nuk bëhet kaq trashë kjo, nuk është lojë, është puç, mos ki frikë, nuk të vret njeri, nuk të heq njeri nga puna.
