Meta në Strasburg për 30 qershorin, takime me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore

Meta në Strasburg për 30 qershorin, takime me drejtues të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta,  ndodhet në Strasburg,  ku pritet të  takohet me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore, që njihet edhe si një nga organizatat më të mëdha për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Ky Kongres, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, anuloi misionin e vëzhgimit në Shqipëri për zgjedhjet lokale për shkak të paqartësisë lidhur me organizmin e tyre.

Selia e kësaj organizate ndërkombëtare, pjesë e së cilës është edhe Voltana Ademi, ndodhet në Francë.

Zgjedhjet në Shqipëri u monitoruan nga ndërkombëtarët dhe OSBE/ODHIR. Në raportin përfundimtar,  OSBE-ODIHR deklaroi se zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit.

"Opozita vendosi të mos marrë pjesë, kurse qeveria u tregua e vendosur për t’i mbajtur zgjedhjet pa opozitën", thekson raporti.

Në këtë situatë, misioni përmend faktin që Presidenti anuloi dekretin për zgjedhje më 30 qershor duke dekretuar 13 tetorin. Por ky dekret i dytë nuk u botua në fletoren zyrtare.

OSBE/ODIHR pati rreth 250 vëzhgues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri.


EMISIONET