Meta kthen në Kuvend ligjin për zonat e biznesit: Shkel Kushtetutën, transferon fonde publike te privati
Presienti ilir meta ka kthyer për rishqyrtim në kuvend projektligjin për përmirësimin e zonave të biznesit. Kreu i shtetit argumenton se projektligji bie ndesh me kushtetutën, dyfishon taksat për biznesin e vogël dhe transferon fondet publike te private.
Presidenti ilir meta ka kthyer një tjetër ligj për rishqyrtim, atë për përmirësimin e zonave të biznesit, me argumentin se bie ndesh me Kushtetutën.
Në letrën drejtuar kuvendit, kreu i shtetit rendit arsyet e kthimit, duke nënvizuar faktin se projektligji rëndon me taksa dhe biznesin e vogël.
“Ky ligj, në tërësinë e tij, përmes parashikimeve për mënyrën e krijimit, organizimit dhe të imponimit të organizatës BID ndaj zotëruesve të njësive ndërtimore në një zonë të caktuar, krijon detyrime rënduese për biznesin e vogël, duke cenuar lirinë e pronës, lirinë ekonomike dhe duke i vënë para një skeme të taksimit të dyfishtë.”
Presidenti Meta argumenton se projektligji ka mangësi dhe me menaxhimin e fondeve publiku, duke i transferuar ato pa kontroll te private.
“Fondet publike i transferohen një njësie private për t’u administruar në kundërshtim me çdo parashikim ligjor në fuqi. Ndërkohë që, sipas Kushtetutës dhe ligjeve aktuale në fuqi nuk është njësia private përgjegjëse për të plotësuar nevojat prioritare të komunitetit të një zone të caktuar administrative.”
Meta kërkon nga deputetët që argumentet e tij të merren parasysh.
Duke e vënë theksin te problematika që shfaq biznesi, pas tërmetit të 26 nëntorit, por dhe krizës që po kalon për shkak të pandemisë.
Meta kthen në Kuvend ligjin për zonat e biznesit
