Mesazhi i Ramës nga Lushnja: Nëse je në PS nuk del dot nudo as qëllon me gurë shtëpinë

Mesazhi i Ramës nga Lushnja: Nëse je në PS nuk del dot nudo as

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lushnje në kuadër të fushatës së anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste. Edhe pse në  mëngjes njoftoi dorëheqjen e minsitrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në të dy aktivitetet që ishte sot në Lushnje, Rama nuk komentonte drejtëpërdrejtë këtë zhvillim të papritur .

Ndërkohë që anëtarëve të rinj socialistë u përcolli mesazhin e tij për lirinë. Cfarë është liria kur je brenda PS-së.

Edi Rama: "Kur hyn në një parti nuk i bën do të gjitha.Unë që kur hyra në parti hoqa dorë nga ideja që mund të shkoja prapë në plazh nudo. Nuk shkoja dot më, se mbaroi. Po ka dhe të tjera, diskutojmë ne me njëri tjetrin dhe kemi ndonjë shok që thotë jam njeri i lirë. Jo mo se nuk je njeri i lirë, je i lirë ta thuash këtu dhe ta diskutojmë këtu, por nuk je i lirë të dalësh atje e të gjuash me gurë shtëpisë ku jemi bashkë se nuk ka kuptim. Nëse do të dalësh ti gjuash me gurë shtëpisë, ik se nuk je pjesë e shtëpisë." 

EMISIONET