"Më kanë kërkuar në Suedi", Krasniqi zbulon objektivat: Synoj ekip më të mirë dhe kombëtaren

"Më kanë kërkuar në Suedi", Krasniqi zbulon

Sulmuesi i Skënderbeut, Blerim Krasniqi ishte i ftuar special në studion e "Ora Sport" në Rtv Ora.

"Bomberi" që po kërkohet nga disa skuadra jashtë vendit komentoi situatën e vështirë që po kalon skuadra korçare, si dhe të ardhmen.

Miqësorja me Luftëtarin?Nuk ka diferenca të mëdha në kampionatin shqiptar, e shikoj dhe në Superligë që nuk ka diferenca. Sot kishte edhe lojtarë në provë. Pavarësisht se ishte Luftëtari, kampionati shqiptar nuk ka diferenca. Ishte duke u mbyllur ndeshja dhe pësuam gol". 

Objektivi?Është e vërtetë se e kemi të vështirë që të kemi motivim. Është krijuar idea se Skënderbeu luan pa objektiva. Ne jemi lojtarë dhe vazhdojmë garën. Ndëshkimi i përket presidencës dhe klubit".

Merkato? Ka pasur ekipe që janë interesuar edhe për mua dhe për lojtarë të tjerë. Klubi dhe menaxhimi mund të merren me këtë pjesë. Skënderbeu ka nxjerrë shumë futbollistë dhe ky është objektivi i tyre. Klubi na jep të drejtë që të mendojmë për tu larguar. Ka pasur oferta, por nuk mund ta vendos unë". 
 
 
Kampionati që do zgjidhja? Ka pasur interesim nga Suedia, ku e di se ka pasur interesim. Si çdo futbollist kam objektiv që të luaj në një skuadër më të mirë dhe të arrijë kombëtaren," tha Kransiqi.
   
   

EMISIONET