"Më fajësoni mua jo Messin" thotë Jorge Sampaoli pasi Kroacia shkatërroi Argjentinën

"Më fajësoni mua jo Messin" thotë Jorge Sampaoli pasi

Trajneri i Argjentinës Jorge Sampaoli mori të gjithë përgjegjësitë dhe fajin për humbjen me Kroacinë mbrëmjen e djeshme. Ndërsa u përpoq të shmangë të gjitha kritikat ndaj portierit dhe performancës së dobët të kapitenit Lionel Messi.

"Nuk është përgjegjësi e pjeshme por përgjegjësi e tëra e drejtuesit" tha Sampaoli, pas humbjes më të rëndë të Argjentinës në fazën e grupeve që nga viti 1958, një rezultat që e pa Kroacinë të kualifikohej në 16-she.

"Nuk është e drejtë të fajësojmë Caballero" tha Sampaoli, gjatë konferencës ku dukej vërtetë i zhgënjyer nga humbja.

"Nëse planet i bëra ndryshe duhej të punoja ndryshe. Me të vërtetë mendova se plani për këtë ndeshje do ushtronte presion mbi kundërshtarin. Por pas golit të parë, ishte e vështirë dhe ne ishim të rënë emocionalisht.

Forca jonë ishte tek Leo, por nuk e gjetëm dot. Punuam si skuadër tia çonim topin Leos,  por dhe skuadra tjetër (Kroacia) punoi që të mos ndodhte kjo.

Është përgjegjësia e drejtuesit. Çdo gjë që ndodh në një skuadër është faji i lidershipit. Leo është i paragjykuar për shkak se nuk ishim ne, drejtuesit aq të mirë sa ai"

Të tretët në grupin D me vetëm një pikë pas dy ndeshjeve, Argjentina tani lufton fort për raundin e dytë, ndërsa largimi do të ishte tepër poshtërues për një skuadër si Argjentina.

"Tani kemi dhe një ndeshje dhe duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që të tjerët na e japin, për të parë nëse mund të shkojmë në raundin e dytë" tha Sampaoli duke shtuar "I kërkoj ndjesë të gjithë fansave që erdhën në Rusi. Bëra më të mirën që munda"

EMISIONET