Macron: Përparimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk mjafton

Macron: Përparimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron thotë se përparimet e bëra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mjaftojnë për të hapur negociatat.

Në një konferencë pas përfundimit të samitit, Macron tha se ka shumë probleme me çështjen e emigracionit të paligjshëm.

"Vendet e Ballkanit Perëndimor po ndërmarrin shumë reforma. Dua të përgëzoj sidomos Maqedoninë Veriore për arritjen e e një marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit. Përparimet janë bërë, por ato nuk janë të mjaftueshme. Ka probleme të jashtëzakonshme sidomos me çështjen e emigracionit të paligjshëm", është shprehur Macron.

Macron tha se diskutimi ka qenë i frytshëm dhe kjo e ka ndihmuar atë  për të kuptuar gjendjen e vërtetë në këto dy vende të Ballkanit Perëndimo. Por e rëndësishme tha ai, është reforma brenda BE.

"Kryesore është reforma brenda nesh. Pra duhet reformë përpara se të hapim derën e anëtarësimit për vendet e tjera", deklaroi Macron.

EMISIONET