Distancimi, Norja: Turistëve do ju duket sikur kanë ardhur në spital e jo në hotel

Distancimi, Norja: Turistëve do ju duket sikur kanë ardhur në

I ftuar në emisionin 'Ekopolitkë' nga gazetari Besart Kadia në 'RTV Ora',  menaxhuesi i hotelerive në Durrës Blerim Norja, deklaroi se situata për turizmin është e vështirë dhe se do të ketë kosto.

Sipas tij, masat janë të ngarkuara të cilat mund të kthehen në stres për turistët saqë do tu duket sikur janë në spital dhe jo në hotel.

Blerim Norja: ''Në Durrës situata për momentin është shumë e vështirë dhe mezi po presim që të rifillojmë. Është disfata e dytë që kemi pasur, në fillim tërmeti dhe pastaj virusi. Normalisht që do ketë kosto sepse dhomat nuk e dimë do jenë plot apo jo sepse edhe klientët që kanë rezervuar gjatë sezonit verior nuk e dimë a do vijnë apo jo. E rëndësishme për ne është që të hapen kufijtë, të hapen fluturimet dhe pastaj besoj që edhe gjërat do ndryshojnë. Protokolli i qeverisë ka dy anë, pozitive dhe negative. Ana pozitive është që Shqipëria merr masa dhe është një vend i sigurt që u jep garanci turistëve të huaj që mund të vijnë lirshëm në Shqipëri. Por nga ana tjetër masat janë pak të ngarkuara dhe po të zbatohen përpikmërisht, ai pushuesi i bie që t'i kthehet në makth i gjithë pushimi sepse normalisht i bie që të ketë ardhur në spital dhe jo në hotel. Nëse do të duhet të masësh temperaturën tre herë në ditë, në qoftë se duhet të ruash distancën, jam dakord për disa masa që duhen përdorur maskat, dezifektuesit, distancat midis tavolinave por disa masa të tjera janë të ekzagjeruara dhe mund të kthehen në stres për turistët.''



EMISIONET