Masat e marra për qarkullimin në kryeqytet këtë të diel janë shoqëruar edhe me tensione. Në parkun e liqenit artificial, kalimtarët janë lejuar të kalojnë vetëm në njërën anë, ndërsa në tjetrën shiriti i policisë e ka konsideruar zonë të ndaluar. Shkak është bërë strategjia e ndryshme e dy komisariateve.

Shkarkimi i shefit të komisariatit nr.1 në Tiranë, ka bërë që ruajtja e rendit në parkun e liqenit të jetë në dy stdandarde, në njërën hyrje lejohet lëvizja ndërsa në tjetrën shiriti të tregon sinjalin e ndalim qarkullimit

Në këtë zonë lëvizjet ishin pezulluar…

Kjo solli dhe përplasje të qytetarëve me policinë.

Ata i konsiderojnë këto kufizime të ekzagjeruara kur tashmë gjithçka iu kthye normalitetit.

“Janë shumë të ekzagjeruara, gjithë java e hapur, vjen fundjava të mbyllur.”

“Këto janë absurde, nuk jemi skllevër.”

Por edhe të vegjlit refuzojnë vendimin e forcave të rendit.

Por vëmendjes së policisë duket t’i kenë shpëtuar disa qytetarë, të cilët po shijonin pamjen që të ofron parku.

Liberalizimi vetëm në njërën anë ka sjellë grumbullime dhe pamundësi të ruajtjes së distancës.

Këtë të shtunë shumë qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë pjesë të kryeqytetit për të shëtitur vetë ose dhe fëmijët.

Dikush me biçikletë…

E të tjerë me grupe shokësh…

Por ndryshe nga panoramë që të ofronte liqeni Artificial, situata në Liqenin e Farkës paraqitej krejt e kundërta, të paktën paradite.

Lëvizjet ishin pothuajse inekzistente dhe në sfond dëgjoheshin vetëm cicërimat e zogjve.

Edhe ky pajton qëndronte në pritje…

Ndoshta për të siguruar të ardhura, ose prenotime për dasmat që do të rinisin pas 23 qershorit.

/Ora News.tv/