Lezhë: 6 familje në rrënoja, pandemia pengon prishjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti

Lezhë: 6 familje në rrënoja, pandemia pengon prishjen e pallateve

Ky është një nga pallatet e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Lezhë!

Objekti është shpallur i rrezikshëm, por aty ende jetojnë njerëz!

Banorët kanë përfituar bonusin e qirasë, por thonë se nuk kanë gjetur shtëpi.

''Lekët e bonusit i kemi marrë, por na kanë thënë jo sot jo nesër do e prishim. Ne jemi duke jetuar me frikë këtu.''

Banorët kanë përfituar bonusin e qerasë por thonë që nuk kanë gjetur shtëpi.

''Jemi 6 familje në rrënoja që është për tu shembur. Që po u shemb, ne nuk kemi ku t'i lejmë rrobat dhe ku të shkojmë pa gjetur një shtëpi. Nuk na jep kush shtëpi, bonusin e kemi marrë po është shumë e pakët.''

Në muajin shkurt, Këshilli Bashkiak i Lezhës vendosi shemvjen e dy pallateve të shpallur të pabanueshëm pas tërmetit.

Por tre muaj më pas puna e ende nuk ka nisur!

Në bashkinë e Lezhës, thonë se puna është penguar nga pandemia.

''Mjetet që bashkia ka në posedim nuk e bëjmë dot të mundur shembjen e këtyre pallateve. Kemi kërkuar mbëshetje nga IKMT por na ka thënë se për shkak të situatës së pandemisë nuk ndërhyn për momentin. Por nga kontaktet e fundit që kemi pasur besoj që shumë shpejt, brenda kësaj jave apo javës tjetër do realizohet shembja e atyre pallateve'', tha nën kryetari i bashkisë Ermal Pacaj.

Në Bashkinë e Lezhës janë mbi 10 pallate të dëmtuara rëndë nga tërmeti, por vetem për 2 prej tyre është marrë deri tani vendimi për tu shembur.

EMISIONET