Rama: Doganierët do kalojnë në prapavijë, procedurat do bëhen online

Rama: Doganierët do kalojnë në prapavijë, procedurat do

Në takimin vjetor të ndarjes së çmimeve Bleta e Artë, kryeministri Edi Rama ka informuar përfaqësuesit e biznesit për thjeshtimin e procedurave doganore të cilat brenda pak muajsh do të zhvillohen vetëm në rrugë elektronike.

 Rama:  Bashkë me plakat e shkurtit, do treten nga sytë tuaj dhe doganierët. Nuk do shikoni më asnjë doganier. Nuk do e shikoni, realisht. Doganierët do kalojnë në prapavijë, në qendër apo në zyra po nuk do jenë më fizikisht askund. Gjithë procesi i marrëdhënieve me doganën do zhvillohet në mënyrë elektronike, pa letra, pa doganierë.

Kreu i qeverisë u përqendrua edhe në platformën e bashkëqeverisjes duke theksuar se ajo ka dhënë efektet e para në sistemin e Hipotekave ku janë dërguar për ndjekje penale 35 punonjës për të cilët ka pasur ankesa nga ana e qytetarëve.

Rama:  Shembulli i dytë. Ne kemi problem, të gjithë sëbashku me hipotekat. Un di t’ju them këtë, që falë faktit që një numër i caktuar qytetarësh që kanë mbetur në dyert e hipotekave me vite, edhe emigrant, apo me muaj, për të marrë titullin e pronësisë e që e kanë marrë mundimin, 3 minuta, të shkruajnë konkretisht në platformën tonë, 35 punonjës hipotekash, jo janë pushuar nga puna por janë çuar në Prokurori, sepse për çdo rast ka 10 ditë kohë ministri apo ministrja të bëjë verifikimin. Një gjë është e sigurtë e besoj se do ju pëlqejë të gjithë atyre që merren me import apo eksport.

Kryeministri tha se platforma e bashkëqeverisjes dhe ankesat e qytetarëve kanë zbuluar edhe gjoba të padrejta në sistemin e tatimeve.



EMISIONET