Për ekonomistin Majlind Lazimi, turizmi është plagosur për të dytën herë, në fillim nga tërmeti dhe më pas nga koronavirusi.

I ftuar në emisionin ''Ekopolitkë'' nga gazetari Besart Kadia në 'RTV Ora', ai tha se për turizmin duhet të ketë një plan të integruar dhe strategji të integruar.

Majlind Lazimi: ''Sektori i turizmit është plagosur për të dytën herë pas asaj që ndodhi me fatkeqësinë natyrore të tërmetit të fundvitit të kaluar. Kjo goditja e dytë është akoma më e thellë, më e madhe dhe padyshim që si shumë sektorë të tjerë, turizmi është një nga sektorët më të prekur. Ajo se çfarë na shqetëson të gjithëve, është fakti që jemi vonë në parashikimin e skenarëve të mundshëm. Kemi 2 muaj në karantinë ku emergjenca shëndetësore duket se e kemi kaluar. Ajo që është patate e nxehtë për ekonominë është se si do arrijmë të rimëkëmbemi nga kjo stuhi ekonomike. Duhet të kemi një plan të integruar, të kemi strategji të mirëmenduar, turizimi e ka më të nevojshme se çdo sektor tjetër.''


/Ora News.tv/