Kushtetuesja, Bozheku: Po sikur Meta mos i miratojë emrat? Hysi: Mos e paragjykoni
Juristja Eneida Bozheku e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora hodhi si tezë mos miratimin e anëtarëve të Kushtetueses nga Presidenti i Republikës.
Hysi tha se nuk duhet ta paragjykonim qëndrimin e presidentit.
Eneida Bozheku: Nëse Presidenti, që akutualisht ka një Komision Hetimor që po e heton për shkelje të rëndë kushtetuese, që për momentin është pezulluar, si mund të besojmë që Presidenti do pranojë betimin e anëtarëve të KED, që ende nuk kanë kaluar vetingun.
Hysi: Duke qenë juriste, nuk do doja ta paragjykoja presidentin e Republikës, pasi në çdo dalje të tij kam dëgjuar që vendi nuk ka Gjykatë Kushtetese dhe duhet të punojmë fort.
Meço: Në një farë mënyrë mazhoranca e ka paragjykuar presidentin sepse as vendimet nuk ia publikon në faqen zyrtare. Mos të sillemi sikur jemi në një fushë të blertë, në një qiel të kaltër.
Hysi: Po flas për qëndrimin që ka mbajt presidenti dhe nuk është mirë që kreun e shtetit ta paragjykojmë në një emisionin televiziv.
Gazetari: Jeni dakord me Ulsi Manjën që thotë që nuk ka nevojë për betim.
Hysni: Ju gazetarëve ju pëlqen skupi kurse unë kam interesin të qartësojmë qytetarët.
Meço: Mos na paragjykoni, sepse nëse po na thatë që ne bëjmë skupin, ne ju themi që ju bëni skandalin.
