Kush janë 5 gjyqtarët që i hoqën 17 vite burg Edmond Begos dhe çfarë "bëri" vettingu me ta?

Kush janë 5 gjyqtarët që i hoqën 17 vite burg  Edmond Begos

Arrestimi i një biznesmeni ndërtimi nga pala greke pasi rezulton i dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, hapi edhe plagë të vjetra të drejtësisë në Shqipëri. Edmond Bego ose Manoli Bega nëpërmjet Kolegjit Penal në Gjykatën e Lartë, kishte arritur që 21 vite burg në Itali t'i "konvertonte" në 4 vite e 4 muaj burg në Shqipëri.

Pas publikimit të lajmit, doli edhe vendimi i pesëshes së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, përkatësisht Gani Dizdari, Fatos Lulo dhe Besnik Imeraj dhe Andi Çeliku dhe Majlinda Andrea. Tre gjyqtarët e parë nuk arritën të kalonin procesin e Vettingut.

Gjyqtarja Majlinda Andrea u shkarkua për akuzat e korrupsionit pas publikimit të një afere me pronat në Butrint, ndërsa Andi Çeliku ka dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë përpara se të niste "sita" e vettingut.

Si 21 vjet burg për Edmond Begon u bënë 4.4 vjet, lexoni arsyetimin e vendimit

Shkarkohet nga detyra Fatos Lulo, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Shkarkohet gjyqtari i Kushtetueses, Gani Dizdari

Ja pse u ndërpre vettingu për ish-gjyqtarin e Kushtetueses Besnik Imeraj

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë akuzohet për korrupsion, Majlinda Andrea arratiset

EMISIONET