Kush është lushnjari që nuk merr dot licencën e linjës së autobusëve prej 4 vitesh dhe ryshfeti i dhënë në Ministri
Pedagogu, Rezart Prifti, thotë se bujqësia shqiptare ka mbetur si në kohën e Zogut.
I ftuar në "Tempora" në Rtv Ora, ai thotë se i gjithë problemi qëndron te mendësia e qeverisjes, ndaj shpresat i ka të pakta dhe te opozita.
Madje ai denoncoi edhe një rast korrupsioni në Ministrinë e Transportit.
Prifti: Eficenca e bujqësisë sonë sot është siç ishte në kohën e Zogut.22% e prodhimit shqiptar vjen nga bujqësia dhe turizmi ashtu me poture nëpër këmbë si nalmadhëria, pa strategji, pa rrugë, pa drita dhe siguri, pa asgjë, ku të vret tjetri në shezlong, ka sjellë vitin e fundit 15% të GDP. Këta njerëz, pra shqiptarët, janë punëtorë, dinë ti japin dum punës. Por kjo është mendësi.Kam si ndjesi të kobshme që edhe opozita që është sot me këto mend po të vijë do të bëjë të njëjtat gafa.Jorida tha se takova një gjerman dhe pa sa probleme kishte te Ministria. Po ne fakirët e tjerë që nuk takojmë gjermanë, po takojmë lushnjarë, që ka 4 vjet që nuk merr licencën e transportit të linjës së autobusëve, të them, edhe sa lekë ka dhënë në çdo drejtori aty te Ministria e Transportit. Po ne që takojmë korçarët.Çështja është te mendësia, do të dalë po e njëjta alternativë opozitare që thotë kemi 100 mln euro rimbursim.
