Kush është gjyqtari Andri Ymeri, i denoncuar disa herë
Gjyqtari Andri Ymeri, të cilit iu dogj makina mbrëmjen e kaluar është denoncuar disa herë për korrupsion.
Gazetari i Ora News, Bepin Kolvataj thotë se në 2014 ai u denoncua në një emision investigativ se së bashku me një gjyqtar tjetër kanë marrë ryshfet.
Po ashtu ai është akuzuar nga një i dënuar me 21 vite burg se e kishte dënuar padrejtësisht.
Ndërsa në vitin 2009 është hetuar për shpërdorim detyre dhe për mos mbajtje të procesverbaleve të një çështje që i përket këtij viti ku është denoncuar nga një i dënuar nga burgu i Shën Kollitm, i cili është shprehur se është dënuar padrejtësisht në mungesë pasi në atë kohë ishte në Spanjë.
Sipas gazetarit Vataj Ymeri nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në gjykimin e çështjeve të bujshme në Shkodër.
