Kurbin: Plagosi me armë dajë e nip, gjykata lë në burg autorin 26-vjeçar

Kurbin: Plagosi me armë dajë e nip, gjykata lë në burg

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Aurel Shurbin, autorin e plagosjes së dyfishtë të ndodhur të martën e 6 majit pranë Urës së Drojës në Mamurras. 

Në seancen e zhvilluar me dyert të mbyllura, në bazë të provave të paraqitura nga prokuroria, gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tij, duke caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale 'Vrasje në rrethana të tjera cilësuese', kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Aurel Shurbi plagosi me armë zjarri dajë e nip, Agron Mema dhe Klevis Leka përkatësisht 53 dhe 29-vjeç.

Ata morën morën plumba në pjesën e këmbëve dhe u nisën për mjekim të specializuar në  Spitalin e Traumës në Tiranë, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në pamundësi për tu larguar 26-vjeçari u vetëdorëzua të shërbimet e Policisë disa kilometra larg vendit të ngjarjes.

Dyshohet ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri banal.

EMISIONET