Kunatit të Tahirit i vjedhin celularin dhe i bëjnë gjëmën me deklaratën shokuese, Reagon Alban Berisha

Alban Berishës, kunatit të Saimir Tahirit i kanë vjedhur celularin duke marrë në dorë gjithë privatësinë e tij, përfshirë dhe llogarinë në Facebook.

Pikërisht nga kjo e fundit, hajduti ka shkruar një status shokues sipas të cilit, Alban Berisha e cilëson Toto Rinën një idhull.

Me shpejtësi, kjo është bërë lajm dhe po xhiron në rrjetin social dhe është postuar dhe nga disa portale. 

Sakaq, Alban Berisha  i ka bërë thirrje përmes një llogarie të mikut të tij, atij që ka në dorë telefonin të ndalë këtë lojë të rrezikshme

“Ju lutemi kush e ka gjetur telefonin dhe po e përdor në mënyrë të pandershme dhe të pandërgjegjshme facebookun tim, ju lutem ta dorëzoni sa më parë në rajonin e policisë më të afërt. Po më diskreditoni me këtë status që më keni bërë. Me respekt Alban Berisha”, thuhet në reagimin e kunatit të Tahirit.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për rastin në fjalë, shkruan newsbomb.al 


Cfare shkruhej ne statusin e rreme


Reagimi i Alban Berishes pas postimit te atij statusi 

EMISIONET