Kryemadhi: Teatri i ka rezistuar tërmeteve, do t'i rezistojë edhe një kufome politike si Edi Rama!

Pas qëndresës deri në mëngjes te Teatri, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha një prononcim për gazetarët, duke thënë se Teatri do t’i rezistojë një kufome politike si Edi Rama.

Kryemadhi u shpreh se SPAK duhet të veprojë që të zgjidhë atë që Rama dhe grupet e tij kriminale kanë krijuar përmes deformimit dhe manipulimit.

Kryemadhi: Kemi qëndruar për të mos lejuar dhunimin e kësaj godine që i ka rezistuar tërmeteve me të fuqishëm. Do i rezistojë edhe një kufomë politike si Edi Rama. Kjo rezistencë do të jetë e përnatshme që askush të mos gënjejnë momentet si skutha si ai vendi i paligjshëm i mbledhjet se këshilli bashkiak.

Qytetarët i kanë zgjatur jetën këtij teatri kundrejt një vendimi të paligjshëm, edhe SPAK duhet të veprojë që ata njerëz kanë krijuar përmes deformimit dhe manipulimit të zgjidhet, që e ka krijuar Rama me grupet e tij kriminale. 

Qytetarët duhet të vazhdojë jetën të qetë sepse shqiptarët po e ndiejnë çdo ditë e më shumë varfërinë në jetën e tyre. Mjafton të merremi vetëm me studentët me paratë që kanë humbur me shtëpitë me qira. 

Artistët dhe qytetarët që qëndrojnë këtu, bizneset që janë mbyllur dhe qytetarët që kanë humbur punë. Kemi qenë një grup modest gjithë natën, s’kemi pasur probleme. Kjo qëndresë do të vazhdojë gjithë netët e tjera.

Kanë pasur besimin se do të largoheshim, punonjësit e bashkisë kanë qenë nën gatishmëri. Hyrjet dhe daljet e bashkisë kishte punonjës që ishin në gatishmëri, dhe u larguan pasi  kuptuan që ne nuk do të lëviznim.

Këtu në shesh do të jenë të gjithë faktorët politikë dhe jo politikë. Ka shumë edhe nga shoqëria civile. Do të jetë i gjithë fronti opozitar, qytetarët dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. 

Ndërsa referuar çështjes së Unazës së Re, Kryemadhi tha se ajo protestë nuk dështoi pasi nga 960 godina janë prishur vetëm 16 dhe më pas kanë marrë dëmshpërblimin.

Kryemadhi: Kauza e Unazës së Re nuk dështoi, bashkia e Tiranës dhe drejtoria e përgjithshme e rrugës, njollosi me kryqin nazist 960 godina dhe sot janë prishur vetëm 16 godina dhe kanë marrë dëmshpërblimin. Disa familje që kanë qenë të pa legalizuara kanë fituar në shkallë të parë, por për shkak të pandemisë, ka në radhë të gjatë, ne jemi duke i ndjekur këto çështje. 

Ne jemi duke ndjekur edhe çështjen e korrupsion 30 milionë euro për çështjen e Unazës së Re. Kjo është një histori korrupsioni që një rrugë 2 km donin ta bënin me 30 milionë euro. Faza e parë e kësaj proteste ka qenë me sukses.

EMISIONET