Krenar Ahmeti një lutje drejtorit të policisë: Ndalo dhunen, liro Sahit Dollapin
Ish-shefi i Policisë, Krenar Ahmeti i ftuar në studion e RTV Ora bëri thirrje shokut të tij, drejtorit të përgjithshëm të ndalë dhunën dhe të lirojë sa më parë Sahit Dollapin.
"Është e pafalshme që menaxhimi të dalë jashtë kontrollit dhe punojësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës të tejkalojnë përdorimin e forcës. Të mos jenë emotiv. E dimë që janë të lodhur dhe të rrish me maskë kundra gaz nuk është e lehtë por është e pafalshme që ata të dhunojnë qytetarët. Zoti Sahit Dollapi duhet patjetër të lëshojë zotin Dollapi. Me ato pamje që unë pashë zoti Dollapi duhet automatikisht. Ai duhet të japë urdhër lirimin e menjëhershëm të Dollapit.
I bëj thirrje drejtorit të Përgjithshëm të zbatojë jo më shumë por vetëm atë që ka mësuar në shkollë. Nëse ai si drejtor i përgjithshëm merr urdhra nga lart dhe dhunon qytetarët, është shtrembëtor i përgjithshëm jo drejtor i përgjithëm. Më mirë asnjë sekond në karrige por qytetarët nuk dhunohen. I lutem kolegëve të mos tejkalojnë përdorimin e forcës , çdo tejkalim force do i shkojë kundër tyre."
