Shtyhet masa për Florenc Çapjan, arrest me burg për zyrtarë të AMA-s

Shtyhet masa për Florenc Çapjan, arrest me burg për

Gjykata do të vendosë të hënën mbi masën që do të jepet ndaj Florenc Çapjes. Seanca për të dyshuarin e vrasjes së ish-efektivit Fadil Mema, u shty për shkak të ngarkesës, ndërsa një pjesë e të ndaluarve për korrupsion pasiv janë vendosur në arrest me burg.

Florenc Çapja, i arrestuar nga Forcat Speciale të Policisë së Shtetit nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë do të njihet të hënën me masën e sigurisë.

Gjykata shtyu për në orën 10 konfirmimin e masës së sigurisë për 38 vjeçarin e dyshuarve për tentativën e vrasjes së ish-efektivit të policisë Fadil Mema, një krim i ndodhur në vitin 2006.

Ervis Stefan Bardhi dhe Etien Astrit Cani janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirajt në vitin 2012, ky i fundit një i dyshuar për vrasjen e Sokol Çapjas.

Endri Çopës i është rikonfirmuar akuza në burg.

Ndërkohë gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe  liroi me masë "arrest shtëpie" anëtaren e AMA-s, Suela Musta dhe Adem Boriçin në lidhje me një aferë të dyshuar korruptive të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe sektorit privat.

Për Bledar Karaj, Artan Drazhin, Shkëlqim Sulën, Izmir Hajdarin, Andrea Nathanaili dhe Ervin Tahirin u la në fuqi masa "arrest me burg". Për ta dyshohet se kanë ndikuar në heqjen e një gjobe të një rrjeti të transmetimit kabllor në pronësi të familjes Çapja.

Operacioni “Krasta”

Florenc Çapia

Marjus Lulaj

Endri Çopja

Ervis Stefan Bardhi

Etien Astrit Cani

Korrupsioni në AMA

Bledar Karaj

Adem Boriçi

Artan Drazhi

Shkëlqim Sula

Suela Musta

Izmir Hajdari

Andrea Nathanaili

Ervin Tahiri

Lexo më shumë: 

Elbasani hap "dosjet e vjetra": Arrestohet Florenc Çapja dhe punonjës të AMA

EMISIONET