Kotzias: Vizat për fëmijë të pa shoqëruar baras me trafik organesh, disa diplomatë në burg

Kotzias: Vizat për fëmijë të pa shoqëruar baras me

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se ministria e drejtuar prej tij, ka çuar në burg 93 raste përfshirë këtu edhe diplomatë, për dhënien e paligjshme të vizave për fëmijët e pa shoqëruar nga prindërit.

Gjatë një bisede në "ESHEA", cituar nga "Kathimerini", Kotzias, thotë se vizat për fëmijët e pa shoqëruar, do të thotë baras me tregtim organesh.

Kotzias: Nuk pajtohem se nuk kemi bërë asgjë. 93 raste kemi dërguar në prokurori për shkeljen e sundimit të ligjit dhe disa diplomatë kanë përfunduar në burg, për shkak se dhanë viza për fëmijët e pa shoqëruar. A e dini se çfarë do të thotë viza për fëmijët e pashoqëruar? Do të thotë tregtimi i organeve. Dhe vetëm kjo shpëtoi disa shpirtra dhe unë do të fle në heshtje kur jeta ime të mbarojë.  

Mes viteve 2000-2002 në shtëpinë e bamirësisë “Agio Varvara” në Athinë u zhdukën 480 fëmijë shqiptarë, fati i të cilëve nuk dihet sot e asaj dite.

EMISIONET