Koronavirusi kthen qytetin luksoz të kazinove në Kinë në një vend fantazëm

Koronavirusi kthen qytetin luksoz të kazinove në Kinë në

Makao është një qytet i vogël me 667.400 banorë në jug të Kinës. Ekonomia e këtij vendi të vogël bazohet kryesisht te kazinotë dhe turizimi.

Pasojat e shpërthimit të koronavirusit janë ndjerë edhe në Makao.Nuk ka asnjë fytyrë të ekspozuar. Të gjithë kanë vendosur maska në fytyrë. Turistët janë të detyruar ta heqin maskën në hyrje të kazinosë për të kaluar në kamerën termale. Këto masa janë marrë për të parë nëse janë të infektuar me koronavirus.

Përhapja e koronavirusit e ka lënë territorin kinez, gjysmë-autonome të Makaos të tronditur. Vitin e shkuar këtë qytet e vizituan 40 milionë turistë. Por sot rrugët dhe sheshet janë të boshatisura.

Një qytet fantazëm

Sipas qeverisë së Makaos, numri i turistëve ra me 87% në muajin janar krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë. Hotelet që ishin të tejmbushura vitin e shkuar, sot janë të gjitha bosh.

Frika nga koronavirusi ka kërcënuar modelin e biznesit në zemër të ekonomisë së Makao. Kryeqyteti jozyrtar i lojërave të fatit në botë varet nga miliona vizitorë nga Kina kontinentale.

Autoritetet po përpiqen të sigurojnë që koronavirusi vdekjeprurës i zbuluar për herë të parë dhjetorin e kaluar në qytetin kinez të Wuhanit, nuk ka zënë rrënjë në këtë vend të vogël.

Mbyllja e kazinove për 2 javë

Makao po planifikon të mbyllë kazinotë e tij pasi shpërthimi vdekjeprurës i koronavirusit vazhdon të rritet.

Qeveria e territorit gjysmë autonom do të pezullojë operacionet në kumar dhe industri të tjera të lidhura për rreth dy javë, tha Shefi Ekzekutiv i Makao Ho Iat Seng gjatë një konference për shtyp të martën.

Makao ka 10 raste të konfirmuara të koronavirusit, i cili ka vrarë të paktën 427 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 20,000, kryesisht në Kinë.

Ho tha se vendimi ishte marrë pas një rishikimi të ekspertëve, pasi pacienti i nëntë i konfirmuar u zbulua se kishte punuar në industrinë e lojërave të fatit.


EMISIONET