Koronavirusi, apeli i Myftiut: Të lutemi, nuk janë të largëta ditët e lehtësimit

Koronavirusi, apeli i Myftiut: Të lutemi, nuk janë të

I ftuar në hapësirës e intervistës në Tv Ora ishte Myftiu i Tiranës Ylli Gura tha se në këtë kohë të vështirë myslimanët dhe të krishterët duhen të jenë të bashkuar dhe të bëheshin doktorë shpirtëtorë me lutjet e tyre

Myfti Ylli Gurra: ''Nuk është e lehtë që një komb që frymon edhe intelektualisht edhe shpirtërisht, të mund të pezullohet ose t’i mbyllet shpirti për shkak të pandemisë botërore. Por duhet marrë parasysh që në rradhë të parë është shëndeti i çdo qytetari dhe besimtari pastaj vjen respektimi i ritualeve fetare si për myslimanët edhe për të krishterët. Ajo që vlen është që jemi prag të një nate të madhe për myslimanët në të gjithë botën, me lutjet respektive, sidomos në një kohë karantine, bllokimi por jo mosfrymimi. Situata që ndodhemi sot për të gjithë besimtarët, është e arsyeshme mbyllja apo vendosja e drynit për to. Mund të jenë disa xhami dhe zona që mund të bëjnë lutje duke respektuar protokollin dhe ku numri i besimtarëve nuk do jetë i shumtë.''

Në fund të intervistës, ai u shpreh se optimist dhe tha nuk janë të largëta ditët që do të kemi lehtësimin dhe kthimin e ditëve normale.

''Përkundër gjithë angazhimit tuaj mediatik, angazhimit të trupës mjekësore, të qeverisë, duhet të bëhemi bashkë me vëllezërit tanë të krishterë, ta shoqërojmë me patjetër si doktorë shpirtërorë me lutjet tona të domosdoshme. Në gjykimin tim, sot doktorët janë gjeneralët dhe ushtarakët e vërtetë të cilët janë në një front të vërtetë për të shpëtuar jetën e shenjtë të çdo shqiptari. Apeli im është te respektimi i protokollit mjekësor, i orareve të daljeve nga të gjithë qytetarët dhe jo panikut. Aspak panik sepse nuk është rasti i parë që e përjetojmë si shoqëri dhe si komb. Jo panikut por po kujdesit dhe solidaritetit me gjeneratën e vjetër. Nuk janë të largëta ditët që do të kemi lehtësimin dhe kthimin e ditëve normale.''


EMISIONET