Konfliktohen dhe kanosin me armë zjarri një person, dy në pranga, një në kërkim

Konfliktohen dhe kanosin me armë zjarri një person, dy në pranga,

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, ndërsa një i tretë është shpallur në  kërkim pas përfshirjes së tyre në një konflikt me armë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Salla e Komandimit të Komisariatit Shkodër është njoftuar se mes shtetasve Prekë Miri, shtetasit K.P dhe shtetasit S.S ka konflikt dhe përdorim të armëve të zjarrit.

Menjëherë nga forcat policore është vlerësuar maksimalisht situata, janë marrë masa të menjëhershme dhe pas verifikimit është konstatuar se shtetasi Prekë Miri sëbashku me shtetasin K.P për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin S.S, 54 vjeç, banues në Shkodër.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale 7 gëzhoja mod 56, një fishek mod 56, si dhe një kapak i kutisë së tytës së një arme zjarri.

Lidhur me ngjarjen policia arrestoi:

-Prekë Miri, 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe municionit" , "Kanosjes" e kryer në bashkëpunim.

-Barut Rexhahmataj, 41 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Si dhe u bë shpallja në këkim e shtetasit :

K.P, 30 vjeç, banues Shkodër, për veprën penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe municionit" , "Kanosjes" e kryer në bashkëpunim.

Materialet për këtë hetim i përcillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ndjekje.

 

 

 

 

 

EMISIONET