Komisioni i Venecias "shuplakë" qeverisë për 'anti-shpifjen': Frenon fjalën e lirë të mediave

Ligji antishpifje është rrëzuar nga Komisioni i Venecias në pikat më të rëndësishme të tij. Në raportin dërguar parlamentit theksohet se fuqizimi i AMA dhe vendosja e gjobave të larta do të sjellë censurë dhe ndalim të diskutimeve të lira.

Vendimi i qeverisë për miratimin e paketës antishpifje ka marrë kundërshtimin dhe të Komisionit të Venecias.

Në raportin e dërguar Kuvendit të Shqipërisë thuhet se paketa duhet rishikuar dhe se edhe media online do t'i nënshtrohet vetë rregullimit.

Madje tërhiqet vërejtja se me fuqizimin e autoritetit të AMA do të shtypet diskutimi i lirë. Madje theksohet se para çdo veprimi duhet të krijohet siguria se institucioni është i pavarur dhe pa ndikim politik.

Sa i përket identifikimit të të gjtihë rasteve, sipas Komisionit të Venecias, mund të jetë në kundërshtim me standardin ndërkombëtar, ku është vullneti I përdoruesve të internetit që vendos nëse kërkon të mbetet anonim.

Fakti që gjobat parashikohen të jetë të rënda, krahasimisht me kapacitetet e një medie, do të sjellë dhe një rritje të vetëçensurimit.

Ndërkohë,në raport thuhet se Komisioni i Venecias inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin ngritjen e një organi vetë-rregullues që funksionon në mënyrë efektive që përfshin të gjithë aktorët përkatës në fushën e mediave dhe të afta për të siguruar një sistem efektiv dhe të respektuar të mediave. Në konkluzione shtohet se duhet rishikuar dhe përzgjedhja e anëtarëve të AMA, për të siguruar një institucion të besueshëm.

Në fakt këto pika u bënë të ditura dhe prej vetë përfaqësuesve të mediave në disktimet në komisionin e ligjeve, por që shumë pak nga vërejtjet u pranuan.

Komisioni i Venecias "shuplakë" qeverisë për 'anti-shpifjen'


EMISIONET