Kërkohet nga shumë skuadra europiane, agjenti "zbulon" destinacionin e Hysaj
Elseid Hysaj do të qëndroj tek Napoli të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Lajmi është konfirmuar nga agjenti i mbrojtësit shqiptar, Mario Giuffredi që për "Radio Cre" ka theksuar se Hysaj është i lumtur tek napoletanët dhe se shumë shpejt do të nis bisedimet për kontratën e re.
"Ai është një lojtar i Napolit dhe do të mbetet tek Napoli. Ne gjithashtu kemi filluar të flasim për një kontratë të re. Ai është shumë i ri dhe nga viti i ardhshëm do të ketë vetëm dy vjet në kontratën e tij. Bisedimet tashmë kanë filluar me Napoli-n."-deklaroi Giuffredi.
Elseid Hysaj është një nga lojtarët më kyç tek skuadra e Napolit, dhe kjo situatë ka bërë që të tërheq vëmendjen e shumë skuadrave me emër si PSG, Bayern Munich, Chelsea dhe Manchester United.
