"Kemi sendet tona nën rrënoja", Budina kërkon takim me Lleshaj dhe paralajmëron policinë: Do qëndroni këtu ditë dhe natë
Sapo doli nga komisariati numër 2, regjisori Robert Budina pati këtë kërkesë.
Budina: Do të doja të takoja drejtuesin e policisë sepse nën rrënoja gjenden sendet tona personale dhe nëse ka kurajo dikush e ftoj këtu publikisht të na tregojë ku janë gjërat.Ata kanë filluar shembjen kur njerëzit ishin në godinë, dua një përgjigje nga Ministri, nga shefat. Dikush duhet ti lajmërojë.
Budina ishte kritikë edhe me efektivët e policisë, teksa u premtoi se do të jenë të detyruar të qëndrojnë aty me ditë dhe netë sepse rezistenca do të vazhdojë.
Budina: Të dashur zotërinj policë do të jenë të detyruar të qëndroni natë dhe ditë këtu se ne do ta sulmojmë dhe ripushtojmë edhe njëherë atë territor. Do të sfiliteni duke ndenjur aty natë dhe ditë se ne do ta fitojmë kështjellën e demokracisë. Simboli nuk bie, është brenda kokave tuaja dhe brenda zemrave tona. Ju nuk jeni ca qënie pa tru, ju keni fëmijë, ju e keni ndjeshmërinë dhe sot ju udhëhoqi mafia. Ju jeni bashkëpunëtorë të mafias.
Mua më liruan të fundit, mora vesh që këtu gjatë gjithë kohës përleshje. Shumë policë me justifikohesh me faktin se nuk kemi çfarë bëjmë, është gabim, kanë shumë çfarë bëjnë. U bënë bashkëpunëtorë të hapur. Turpin e paçi ju, ne nuk jemi ky popull, jemi popull ndryshe nga ju. Rrini aty, aty do të rrini me orë, ditë dhe netë. Këtu do të na kini.
Pastaj shkoni dhe kërkoni shpërblimet që ju lanë me orë të tëra si qenër. Shumë nga policët mund edhe të jenë të paguar, sidomos ata që kishin armët mund të jenë paguar nga oligarkët se ndryshe nuk ka shpjegim dëshira e tyre për të shkallmuar teatrin a thua ti se po bënin një gjest lumturie.
