Katër anëtarë të një familje gjenden të vdekur brenda shtëpisë

Katër anëtarë të një familje gjenden të vdekur

Katër persona janë gjetur të vdekur brenda një shtëpie në New Mexico pas të shtënave me armë në Ditën e Krishtlindjes.

Policia gjeti trupat e tyre pasi mori një telefonate për ndihmë nga shtëpia në Rio Rancho rreth orës 4 të mëngjesit.

Autoritetet thanë se të katër viktimat ishin vrarë me armë.

Ndërsa policia ende nuk ka publikuar asnjë informacion në lidhje me viktimat apo rrethanat që lidhjen me vdekjen e tyre.

Ende nuk është e qartë se në çfarë moshe kanë viktimat.

Të katërt janë nga e njëjta familje. Sipas një të afërmes së tyre, Rose Varona, familja ishte mbledhur për të festuar Krishtlindjet së bashku.

Varona nisi të shqetësohej se nuk kishin kontaktuar me 4 familjarët, kështu që nëna dhe vëllai i saj shkuan në shtëpi për t'i kontrolluar ata dhe gjetën brenda kufomat.

EMISIONET