U fut në det për të gjuajtur peshk, mbytet në Karaburun peshkatari

Një peshkatar në Vlorë është mbytur në det gjatë mbrëmjes së djeshme. Viktima është shtetasi Mehmet Aliraj, 60 vjeç.

Sipas policisë, "mbrëmjen e kaluar në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur "Raguna 1" ka hyrë në det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive shtetasi Mehmet Aliraj, 60 vjeç dhe nuk ka dalë më nga uji".

Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë nisën prej mbrëmjes së djeshme por u ndërprenë për shkak të motit të paqëndrueshëm.

Në orët e para të mëngjesit rinisën përsëri kërkimet nga Stacioni i Policisë së Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbaret të cilët e gjetën trupin e pajetë të 60-vjeçarit 20 metra larg bregut.

Viktima i veshur me kostumin e zhytjes u gjet në thellësinë 5 metra nga polumbarët e Forcës Detare.

Trupi i pajetë u transportua drejt morgut të qytetit ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

EMISIONET