Kapet kokainë me vlerë 2.7 mln euro në portin e Maltës, kishte destinacion Shqipërinë

Një sasi prej 24 kg kokainë është kapur në një kontejner në portin e Freeport në Maltë.

Droga e kapur ishte nisur nga Amerika e Jugut dhe kishte destinacion Shqipërinë, njofton policia malteze.

Lënda narkotike ishte vendosur në 20 pako dhe kishte një vlerë tregu prej 2.7 milionë euro.

Sasia prej 24 kokainë u zbulua të martën (9 prill) pasi u skanua nga Njësia e Kontrollit të Doganave.

Droga iu dorëzua policisë së antidrogës në Maltë për hetime të mëtejshme.

"Operacioni ishte një tjetër shfaqje e bashkëpunimit të Departamentit të Doganave, Policisë dhe autoriteteve në Freeport.  Një nivel i tillë bashkëpunimi është faktor përcaktues që tregon Freeport si një nga portet më të sigurta në rajon,"-tha Departamenti i Doganave.



EMISIONET