Kapet hajduti i marketeve në Sarandë, bashkëpunëtori i ikën policisë

Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të marketeve në Sarandë. Në pranga përfundoi Ardit Shehu, banues në Tiranë.

"Ky shtetas gjatë natës së bashku me një shtetas  tjetër kanë thyer xhamat e dyerve të disa marketeve të ndryshme në lagjen ''Nr.3'', me qëllim vjedhjen e tyre.

Policia gjatë patrullimit ka konstatuar dy persona të cilët porsa kanë parë punonjësit e Policisë, janë larguar me shpejtësi, njëri në këmbë e tjetri me një automjet Volkswagen", sqaron policia lokale.

Patrulla policore është vënë në ndjekje dhe në rrugën "Abedin Dine", është bërë i mundur bllokimit i automjetit dhe si dhe kapja e drejtuesit, Ardit Shehu, ndërsa personi tjetër që u largua në këmbë ka mundur të arratiset duke përfituar edhe nga errësira.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi Ardit Shehu identifikohet edhe me dy emra të tjerë, Klejdi Nelku dhe Jeton Nelku.

Gjithashtu dyshohet të ketë kryer edhe disa vjedhje të tjera të marketeve në këtë qytet, për të cilat policia po punon për dokumentimin ligjor të tyre.

Vijon puna për  identifikimin dhe kapjen e bashkautorit tjetër me të cilin ky shtetas kryente vjedhjet.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET