Kapen me kokainë në një lokal në Divjakë, mes katër të arrestuarve një polic

Kapen me kokainë në një lokal në Divjakë, mes

Katër persona, mes tyre një punonjës policie, janë arrestuar në një lokal në Divjakë pasi u kapën me një sasi kokainë dhe 3 armë gjahu pa leje.

Të arrestuarit janë

A. Sh., 43 vjeç, banues në Divjakë;

L. B., 53 vjeç, banues në Divjakë;

H. M., 46 vjeç, banues në Tiranë;

I. V., 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës policie)

"Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Divjakës, në lokalin e shtetasit L. B, u kapën në kushtet e flagrancës, me një sasi prej 34 gr lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale" bën me dije policia.

Gjithashtu, nga kontrolli në banesën e shtetasit A. Sh, në Divjakë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu pa leje, 2 pajisje për prodhimin e fishekëve, si dhe një sasi baruti për prodhimin e fishekëve të gjuetisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në ngarkim të shtetasit A. Sh., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit L. B., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe në ngarkim të shtetasve H. M. dhe I. V., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

EMISIONET