Kapen 15 kg kanabis në Muriqan, droga u gjet e fshehur në një “Peugeot”

Sekuestrohen 15 kg kanabis në pikën kufitare të Muriqanit. Lënda narkotike u gjet e fshehur në një automjet tip “Peugeot”.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit dhe një 46-vjeçare që e shoqëronte. Në pranga përfunduan Aldo Lajthia 29 vjeç, banues në Durrës dhe  Valbona Rustemi 46 vjeçe, banuese në Tiranë.

“Arrestimi i tyre  u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) të automjetit tip  “Peugeot”, me targa AA 233 PP që drejtohej  nga  shtetasi Aldo Lajthia, në një vend të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale15 kilogramë lëndë e dyshuar si narkotike "Cannabis Sattiva".

Nga veprimet hetimore të kryera nga policia, rezulton se shtetasit e mësipërm kishin si destinacion vendet e BE.

Materialet proceduriale do t'i referohen për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”.

/Oranews.tv/

EMISIONET