Kanosi me armë zjarri një shtetas, arrestohet fieraku i shpallur në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2019, 13:08
Uniformat blu në Fier kanë arrestuar një 32-vjeçar të shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".
Fieraku me iniciale Sh.L., më 24 shkurt të këtij viti për motive të dobëta kanosi me armë zjarri shtetasin E.Ll. në fshatin Radostinë Vadhizë.
"Ndalimi i Sh.L., banues në Radostinë Vadhizë, u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale 'Kanosja' dhe 'Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak',"-raporton policia.
