Kampionati Europian i futbollit të sallave, triumfojnë priftërinjtë portugez

Kampionati Europian i futbollit të sallave, triumfojnë

Qytetet e Ulqinit, Tivarit dhe Kotorit në Mal të Zi u bënë për 5 ditë mikpritës të edicionit të 13-të të Kampionatit Europian të futbollit në Salla për meshtarët katolik!

Mes 17 ekipeve pjesëmarrës ishte edhe Shqipëria e Kosova, kjo e fundit për herë të parë. Por asnjë nga dy ekipet shqiptare nuk arriti deri në finalen e madhe që u luajt mes Portugalisë e Bosnjës dhe ashtu si nëeuropianin e futbollit, triumfuan luzitanët.

Kjo pjesëmarrje e 300 priftërinjve, që prej 13 edicionesh, udhëtojnë në shtete të ndryshme, ishte një mundësi e mirë njohjeje, por edhe promovimi të bashkëpunimit edhe mes njerëzve të fesë.

Imzot Rrok Gjonlleshaj, ipeshkëv i Tivarit: "Mundësia shumë e mirë për të krijuar miqësi të reja, shoqëri të reja, përvoja, bashkëpunim. Synimin e përbashkët si priftërinj të Kishës Katolike."

I filluar në Ballkan për tu shtrirë më pas edhe në Europë, ky kampionat lindi si një frymëzim edhe nga pasioni që Papa Gjon Pali i dytë kishte për sportin.

Për Shqipërinë ky është viti i tretë i pjesmarrjes dhe ajo synon që pas Çekisë ku do të mbahet edicioni i 14-të, të hedhe kandidaturën për të qënë ajo mikëpritese.

EMISIONET