“Kam shumë pizhama me lepurusha”, Grida Duma tregon si rri në shtëpi

“Kam shumë pizhama me lepurusha”, Grida Duma tregon si rri

Grida Duma, një nga politikanet më simpatike në Shqipëri, ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora.

E pyetur nga Rudina Dembacaj nëse ka në shtëpi pizhama me lepurusha, ajo u shpreh se ka shumë sepse ia sjellin motrat e saj.

Rudina Dembacaj: A ka pizhama me leprusha Grida Duma?

Grida Duma: Po, kam shumë. E di pse kam? Sepse motrat e mia sa herë që vijnë i kanë me lepurusha. I lenë aty, unë i vesh.

Rudina: Si mund të të imagjinojmë në shtëpi ditën e Vitit të Ri?

Grida Duma: Me një veshje të ngrohtë të gjatë. Ime më i ka mbajtur shpesh robdishamber dhe unë i kam shumë qejf. Kam nja 2-3 nga këto, mund të jesh me pizhama poshtë, por ajo gjëja që vesh sipër e gjatë, të duket sikur je mirë domethënë".


EMISIONET