Kadare: Nuk duhen lënë të falimentojnë bizneset, të rrisim taksat po të jetë e nevojshme

Kadare: Nuk duhen lënë të falimentojnë bizneset, të

Arjan Kadare, ish-anëtar i këshillit mbikëqyrës në bankë e Shqipërisë, në një intervistë për RTV Ora u shpreh se bizneset nuk duhet që të të lihen të falimentojnë në këtë situatë.

Kadare tha se kjo gjë duhet të bëhet edhe në kurriz të një fature financiar, apo edhe me rritje taksash.

Kadare: Kriza lejon negociata dhe them që të ketë sa më shumë fonde që të lirohen sa më shumë kapacitete. Edhe bizneset që falimentojnë këtë situatë, ne nuk duhet t’i lëmë që të falimentojnë. Çdo bizneset ka të drejtë që të jetojë, dhe nëse ka hyrë i gjallë në karantinë, duhet të dalë i gjallë. Qoftë edhe me një faturë të madhe financiare, natyrisht edhe me një kontigjencë që do të rrisim taksat po të jetë e nevojshme. Nëse ruajmë investimet edhe me rritjen e taksave, mendoj se tregojmë një përgjegjshmëri të duhur. 

EMISIONET