"Ju flet Moska": Europa, Bota do të ndryshojnë krejt në 10 vitet e ardhshme. Po Shqipëria dhe Kosova?

"Ju flet Moska": Europa, Bota do të ndryshojnë krejt në

Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora u ndal këtë të premte në një analizë të ndryshimeve të mëdha që pritet të ndodhin në Europë dhe Botë dekadën e ardhshme.

Myftaraj: Dekada e ardhshme që fillon në vitin 2020, 10 vitet e ardhshme në përgjithësi duke filluar nga viti ku jemi do të jenë vite të ndryshimeve të mëdha në Botë. Bota ashtu siç e njohim do të ndryshojë krejtësisht sa i përket gjeopolitikës, ekonomisë, teknologjisë. Në fund të dekadës do të jetë një botë tjetër. Sipas të gjitha projektimeve, parashikimeve të agjencive të specializuara ndërkombëtare, në fund të kësaj dekade që vjen fuqia më e madhe ekonomike nuk do të jenë ShBA-të, por Kina. 

Ky ndryshim ekonomik do të ketë një peshë të madhe dhe në ndryshimet politike.Nuk dihet si do të jetë fati i demokracisë në botë kur fuqia më e madhe ekonomike në botë nuk do të jetë shteti që zbaton më me konseguencë modelin e demokracisë. Kjo ndodh për herë të parë pas 4 shekujsh. Në BE ajo që pritet të ndodhë është se brenda dekadës së ardhshme fuqia më e madhe në BE nuk do të jetë Gjermania por investimet kineze në BE.

Nëse kjo temë ju intrigoi sadopak shikoni videon e emisionit për analizën e plotë.

EMISIONET