Jo vetëm në Fier kafshët trajtohen mizorisht, shihni një kopsht tjetër zoologjik

Nuk është vetëm parku zoologjik privat në Fier ku kafshët trajtohen në mënyrë mizore.

Britanikja "Daily Mail" që publikoi lajmin për Fierin, ndalet në një tjetër kopsht zoologjik, kësaj here në Nigeri.

Një vizitor i çoi fotot me kafshët e sëmura dhe të keq ushqyera.

Deveja tejet e dobët ndodhet në një kopsht zoologjik në kryeqytetin Abuja.

Tunde Sawyerr vizitoi kopshtin zoologjik të shtunën me vajzën e tij trevjeçare. Ai postoi fotografitë në Twitter.

Sawyerr tha për CNN se deveja ishte aq e sëmurë sa që vajza e tij, e cila e njeh një kafshë të tillë, nuk arriti ta identifikonte mirë atë.

Postimi i tij është shpërndarë mijëra herë.

Zëvendësdrejtori i kopshtit zoologjik të kafshëve të egra, Aminu Muhammed, hodhi poshtë akuzat për mizori ndaj kafshëve, duke theksuar deveja ishte e sëmurë dhe se po trajtohej.

EMISIONET