Jo më 19 tetori por 5 shtatori festë zyrtare

Jo më 19 tetori por 5 shtatori festë zyrtare

Nuk do të jetë më festë zyrtare 19 tetori, dita e Lumturimit të Nënë Terezës, por do të jetë 5 shtatori, Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Komisioni i Ligjeve miratoi propozimin e Ministrisë së Kulturës.

Ndërkohë deputetja e PD-së, Dhurata Çupi kërkoi të ishin dy festa zyrtare:

 "Pse të mos jenë të dyja festa zyrtare?"

Fjala e deputetes u shoqërua me të qeshura në mbledhjen e komisionit të ligjeve.

Festat zyrtare janë zyrtarisht ditë pushimi.  Kur ditët e festave zyrtare bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës.

Festat zyrtare ne Shqiperi

01 dhe 02 Janar Festat e Vitit të Ri
14 Mars Dita e Verës
22 Mars Dita e Nevruzit
Varion Dita e Pashkes Ortodokse
Varion Dita e Pashkës Katolike

01 Maj Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

Dita e Bajramit të Madh

Dita e Kurban Bajramit

5 Shtatori - Dita e Shenjterimit te Nene Terezes

28 Nëntor Dita Flamurit dhe e Pavarësisë

29 Nëntor Dita e Çlirimit

08 Dhjetor Dita Kombëtare e Rinisë

25 Dhjetor Krishtlindjet


EMISIONET